البروج
Al-Burooj
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡبُرُوجِ
Open ayah 85:1Betohem në qiellin me plot yje,
وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡمَوۡعُودِ
Open ayah 85:2betohem në ditën e premtuar,
وَشَاهِدٖ وَمَشۡهُودٖ
Open ayah 85:3betohem në atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet,
قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ
Open ayah 85:4u mallkuan ata të zotët e hendeqeve,
ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ
Open ayah 85:5të zjarrit me plot lëndë djegëse,
إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٞ
Open ayah 85:6kur ata rrinin ulur rreth tij,
وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٞ
Open ayah 85:7dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët!
وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ
Open ayah 85:8E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan Allahun, Ngadhënjyesin, të Lavdëruarin,
ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ
Open ayah 85:9të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e Allahu është Dëshmitar i çdo sendi.
إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ
Open ayah 85:10Është e sigurt, se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehenemit dhe dënimin e djegies.
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ
Open ayah 85:11Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhenete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.
إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ
Open ayah 85:12Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ
Open ayah 85:13Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ
Open ayah 85:14Ai është Mëkatfalës i madh, është shumë i Dashur.
ذُو ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡمَجِيدُ
Open ayah 85:15Është i zoti i Arshit të Madhëruar!
فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ
Open ayah 85:16E punon atë që dëshiron.
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡجُنُودِ
Open ayah 85:17A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
فِرۡعَوۡنَ وَثَمُودَ
Open ayah 85:18të faraonit dhe të Themudit?
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي تَكۡذِيبٖ
Open ayah 85:19Por këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطُۢ
Open ayah 85:20Po Allahu ata i ka rrethuar (nuk mund t ‘i shpëtojnë)!
بَلۡ هُوَ قُرۡءَانٞ مَّجِيدٞ
Open ayah 85:21Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kuran i famshëm.
فِي لَوۡحٖ مَّحۡفُوظِۭ
Open ayah 85:22Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudh).