التكوير
At-Takwir
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا ٱلشَّمۡسُ كُوِّرَتۡ
Open ayah 81:1Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin;
وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتۡ
Open ayah 81:2kur yjet të rrëzohen
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ سُيِّرَتۡ
Open ayah 81:3dhe malet të lëvizin tutje;
وَإِذَا ٱلۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ
Open ayah 81:4kur devetë barrse të braktisen
وَإِذَا ٱلۡوُحُوشُ حُشِرَتۡ
Open ayah 81:5dhe egërsirat të tubohen;
وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ سُجِّرَتۡ
Open ayah 81:6kur detet të vlojnë
وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتۡ
Open ayah 81:7dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat);
وَإِذَا ٱلۡمَوۡءُۥدَةُ سُئِلَتۡ
Open ayah 81:8kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet
بِأَيِّ ذَنۢبٖ قُتِلَتۡ
Open ayah 81:9për çfarë faji ishte vrarë;
وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتۡ
Open ayah 81:10kur fletët të shpërndahen[1]
- D.m.th. regjistrat e veprave të njerëzve.
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتۡ
Open ayah 81:11dhe qielli të zhvishet;
وَإِذَا ٱلۡجَحِيمُ سُعِّرَتۡ
Open ayah 81:12kur Xhehenemi të flakërojë
وَإِذَا ٱلۡجَنَّةُ أُزۡلِفَتۡ
Open ayah 81:13dhe Xheneti të afrohet:
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ
Open ayah 81:14atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ
Open ayah 81:15Betohem për ata (planetë) që tërhiqen,
ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ
Open ayah 81:16që lindin e perëndojnë,
وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ
Open ayah 81:17për natën kur bie terri
وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ
Open ayah 81:18e për agimin kur nis të zbardhë,
إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ
Open ayah 81:19se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,[1]
- Prej Xhebrailit (a.s.).
ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ
Open ayah 81:20që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit
مُّطَاعٖ ثَمَّ أَمِينٖ
Open ayah 81:21e që është i respektuar atje dhe besnik.
وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجۡنُونٖ
Open ayah 81:22Shoku juaj[1] nuk është i marrë.
- Muhamedi (a.s.).
وَلَقَدۡ رَءَاهُ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡمُبِينِ
Open ayah 81:23Ai e ka parë atë[1] në horizontin e qartë
- Pra, Profeti (a.s.) e ka parë Xhebrailin (a.s.) në formën e tij fillestare në fillimet e Shpalljes Hyjnore.
وَمَا هُوَ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ بِضَنِينٖ
Open ayah 81:24dhe nuk mbulon asnjë të fshehtë prej së Padukshmes.
وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٖ
Open ayah 81:25As ky (Kuran) nuk është fjalë e djallit të mallkuar.
فَأَيۡنَ تَذۡهَبُونَ
Open ayah 81:26Prandaj, nga po ia mbani?
إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 81:27Ai është veçse këshillë për botët:
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ
Open ayah 81:28për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Open ayah 81:29Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!