الغاشية
Al-Ghaashiya
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡغَٰشِيَةِ
Open ayah 88:1A ke dëgjuar për Ngjarjen Gjithëpërfshirëse (Kiametin)?
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ خَٰشِعَةٌ
Open ayah 88:2Atë Ditë do të poshtërohen fytyra njerëzish,
عَامِلَةٞ نَّاصِبَةٞ
Open ayah 88:3që kanë punuar e janë rraskapitur (duke bërë të këqija në këtë botë).
تَصۡلَىٰ نَارًا حَامِيَةٗ
Open ayah 88:4Ata do të digjen në zjarr të nxehtë
تُسۡقَىٰ مِنۡ عَيۡنٍ ءَانِيَةٖ
Open ayah 88:5e do të pinë nga burime të valuara.
لَّيۡسَ لَهُمۡ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٖ
Open ayah 88:6Për ata nuk do të ketë tjetër ushqim, përveç ferrave helmuese,
لَّا يُسۡمِنُ وَلَا يُغۡنِي مِن جُوعٖ
Open ayah 88:7të cilat as nuk do t’i mbajnë, as nuk do t’ua shuajnë urinë.
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاعِمَةٞ
Open ayah 88:8Atë Ditë, fytyrat e disave do të jenë të gëzuara,
لِّسَعۡيِهَا رَاضِيَةٞ
Open ayah 88:9të kënaqura për punët e bëra.
فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ
Open ayah 88:10Ata do të jenë në kopshtin e lartë,
لَّا تَسۡمَعُ فِيهَا لَٰغِيَةٗ
Open ayah 88:11në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
فِيهَا عَيۡنٞ جَارِيَةٞ
Open ayah 88:12Atje ka një burim rrjedhës uji
فِيهَا سُرُرٞ مَّرۡفُوعَةٞ
Open ayah 88:13dhe divane të ngritura,
وَأَكۡوَابٞ مَّوۡضُوعَةٞ
Open ayah 88:14ka kupa të vëna (për t’u mbajtur në dorë)
وَنَمَارِقُ مَصۡفُوفَةٞ
Open ayah 88:15dhe jastëkë të renditur,
وَزَرَابِيُّ مَبۡثُوثَةٌ
Open ayah 88:16si dhe shumë qilima të shtruar.
أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلۡإِبِلِ كَيۡفَ خُلِقَتۡ
Open ayah 88:17Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!
وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ رُفِعَتۡ
Open ayah 88:18Po qiellin, se si është ngritur?!
وَإِلَى ٱلۡجِبَالِ كَيۡفَ نُصِبَتۡ
Open ayah 88:19Po malet, se si janë vënë të patundur?!
وَإِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَيۡفَ سُطِحَتۡ
Open ayah 88:20Po Tokën, se si është shtrirë?!
فَذَكِّرۡ إِنَّمَآ أَنتَ مُذَكِّرٞ
Open ayah 88:21Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues
لَّسۡتَ عَلَيۡهِم بِمُصَيۡطِرٍ
Open ayah 88:22dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!
إِلَّا مَن تَوَلَّىٰ وَكَفَرَ
Open ayah 88:23Sa për ata që shmangen dhe nuk besojnë,
فَيُعَذِّبُهُ ٱللَّهُ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَكۡبَرَ
Open ayah 88:24Allahu do t’i ndëshkojë me dënimin më të madh.
إِنَّ إِلَيۡنَآ إِيَابَهُمۡ
Open ayah 88:25Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne
ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا حِسَابَهُم
Open ayah 88:26dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh!