الطارق

At-Taariq

The Morning Star · Surah 86 · Ayahs: 17 · Meccan

Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ

    Open ayah 86:1

    Për qiellin dhe për vizitorin e natës!

  2. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ

    Open ayah 86:2

    E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës?

  3. ٱلنَّجۡمُ ٱلثَّاقِبُ

    Open ayah 86:3

    Ai është ylli që shpon terrin.

  4. إِن كُلُّ نَفۡسٖ لَّمَّا عَلَيۡهَا حَافِظٞ

    Open ayah 86:4

    Për çdo njeri ka mbikëqyrës.

  5. فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ

    Open ayah 86:5

    Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:

  6. خُلِقَ مِن مَّآءٖ دَافِقٖ

    Open ayah 86:6

    është krijuar prej një lëngu që hidhet

  7. يَخۡرُجُ مِنۢ بَيۡنِ ٱلصُّلۡبِ وَٱلتَّرَآئِبِ

    Open ayah 86:7

    e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.

  8. إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ

    Open ayah 86:8

    Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë

  9. يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ

    Open ayah 86:9

    ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,

  10. فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ 

    Open ayah 86:10

    kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.

  11. وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلرَّجۡعِ

    Open ayah 86:11

    Për qiellin që kthehet pareshtur[1]

    1. Pra, kthehet pareshtur me shi në ciklin e tij avullim-ré-kondensim.
  12. وَٱلۡأَرۡضِ ذَاتِ ٱلصَّدۡعِ

    Open ayah 86:12

    dhe për Tokën që plasaritet,[1]

    1. Pra, plasaritet për të mbirë bimët.
  13. إِنَّهُۥ لَقَوۡلٞ فَصۡلٞ

    Open ayah 86:13

    që kjo është një Fjalë ndarëse,[1]

    1. Pra, Kurani është ndarës i së vërtetës nga e pavërteta.
  14. وَمَا هُوَ بِٱلۡهَزۡلِ

    Open ayah 86:14

    dhe nuk është aspak shaka!

  15. إِنَّهُمۡ يَكِيدُونَ كَيۡدٗا

    Open ayah 86:15

    Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,

  16. وَأَكِيدُ كَيۡدٗا

    Open ayah 86:16

    por dhe Unë ua pres me kurth.

  17. فَمَهِّلِ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَمۡهِلۡهُمۡ رُوَيۡدَۢا

    Open ayah 86:17

    Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.