البلد

Al-Balad

The City · Surah 90 · Ayahs: 20 · Meccan

Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ

    Open ayah 90:1

    Betohem për këtë vend,[1]

    1. Mekën.
  2. وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ

    Open ayah 90:2

    në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),[1]

    1. Pra, “ti je i lirë t’i luftosh armiqtë e tu” ose “je i lirë nga gjynahet”. Sipas një interpretimi tjetër: “ti je banor i këtij qyteti”.
  3. وَوَالِدٖ وَمَا وَلَدَ

    Open ayah 90:3

    dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,

  4. لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ

    Open ayah 90:4

    se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi![1]

    1. Pra, të luftojë për të shpëtuar shpirtin.
  5. أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدٞ

    Open ayah 90:5

    A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?

  6. يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالٗا لُّبَدًا

    Open ayah 90:6

    Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”

  7. أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ

    Open ayah 90:7

    Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?

  8. أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ

    Open ayah 90:8

    A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,

  9. وَلِسَانٗا وَشَفَتَيۡنِ

    Open ayah 90:9

    edhe gjuhë, edhe dy buzë,

  10. وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ 

    Open ayah 90:10

    dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?[1]

    1. Rrugën e së mirës dhe rrugën e së keqes.
  11. فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ

    Open ayah 90:11

    Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!

  12. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ

    Open ayah 90:12

    E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?

  13. فَكُّ رَقَبَةٍ

    Open ayah 90:13

    Ajo është të lirosh një skllav

  14. أَوۡ إِطۡعَٰمٞ فِي يَوۡمٖ ذِي مَسۡغَبَةٖ

    Open ayah 90:14

    ose të ushqesh në një ditë zie

  15. يَتِيمٗا ذَا مَقۡرَبَةٍ

    Open ayah 90:15

    jetimin e afërm

  16. أَوۡ مِسۡكِينٗا ذَا مَتۡرَبَةٖ

    Open ayah 90:16

    ose të varfrin e mjerë.

  17. ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ

    Open ayah 90:17

    Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.

  18. أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ

    Open ayah 90:18

    Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.

  19. وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ

    Open ayah 90:19

    Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.

  20. عَلَيۡهِمۡ نَارٞ مُّؤۡصَدَةُۢ 

    Open ayah 90:20

    Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.