الشمس
Ash-Shams
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا
Open ayah 91:1Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا
Open ayah 91:2dhe për Hënën që e përcjell atë!
وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا
Open ayah 91:3Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا
Open ayah 91:4dhe për natën kur e mbulon atë!
وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا
Open ayah 91:5Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!
وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا
Open ayah 91:6Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!
وَنَفۡسٖ وَمَا سَوَّىٰهَا
Open ayah 91:7Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,
فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا
Open ayah 91:8duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا
Open ayah 91:9Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,
وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا
Open ayah 91:10ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ
Open ayah 91:11Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;
إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا
Open ayah 91:12kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).
فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا
Open ayah 91:13I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre[1]: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”
- D.m.th. njerëzve të fisit.
فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا
Open ayah 91:14Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,[1]
- Pra, pa u penduar aspak për këtë.
وَلَا يَخَافُ عُقۡبَٰهَا
Open ayah 91:15pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.