الليل
Al-Lail
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ
Open ayah 92:1Për natën që mbulon (me terr),
وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ
Open ayah 92:2për ditën që agon
وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ
Open ayah 92:3dhe për Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!
إِنَّ سَعۡيَكُمۡ لَشَتَّىٰ
Open ayah 92:4Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.
فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ
Open ayah 92:5Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai)
وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ
Open ayah 92:6dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit),
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡيُسۡرَىٰ
Open ayah 92:7Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.
وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسۡتَغۡنَىٰ
Open ayah 92:8Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm,
وَكَذَّبَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ
Open ayah 92:9dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin),
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡعُسۡرَىٰ
Open ayah 92:10Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit,
وَمَا يُغۡنِي عَنۡهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ
Open ayah 92:11e, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi.
إِنَّ عَلَيۡنَا لَلۡهُدَىٰ
Open ayah 92:12Neve na përket që t’ua tregojmë rrugën e drejtë,
وَإِنَّ لَنَا لَلۡأٓخِرَةَ وَٱلۡأُولَىٰ
Open ayah 92:13dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!
فَأَنذَرۡتُكُمۡ نَارٗا تَلَظَّىٰ
Open ayah 92:14Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron,
لَا يَصۡلَىٰهَآ إِلَّا ٱلۡأَشۡقَى
Open ayah 92:15ku do të hidhet vetëm më i keqi,
ٱلَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
Open ayah 92:16që ka mohuar dhe është larguar nga besimi.
وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلۡأَتۡقَى
Open ayah 92:17E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet),
ٱلَّذِي يُؤۡتِي مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ
Open ayah 92:18që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten
وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعۡمَةٖ تُجۡزَىٰٓ
Open ayah 92:19dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë,
إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِ ٱلۡأَعۡلَىٰ
Open ayah 92:20por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit.
وَلَسَوۡفَ يَرۡضَىٰ
Open ayah 92:21Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!