الضحى

Ad-Dhuhaa

The Morning Hours · Surah 93 · Ayahs: 11 · Meccan

Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلضُّحَىٰ

    Open ayah 93:1

    Betohem në shkëlqimin e paradites

  2. وَٱلَّيۡلِ إِذَا سَجَىٰ

    Open ayah 93:2

    dhe në natën kur erret e qetësohet,

  3. مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ

    Open ayah 93:3

    se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)![1]

    1. Kjo sure i është shpallur Muhamedit (a.s.) pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje të Shpalljes Hyjnore, gjatë së cilës Profetit (a.s.) i është dashur të durojë shpotitë e jobesimtarëve dhe talljet e armiqve të tij më të këqij. Gruaja e xhaxhait të tij, Ebu Lehebit, e tallte, duke i thënë: “Zotëria yt të ka braktisur”.
  4. وَلَلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لَّكَ مِنَ ٱلۡأُولَىٰ

    Open ayah 93:4

    Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,

  5. وَلَسَوۡفَ يُعۡطِيكَ رَبُّكَ فَتَرۡضَىٰٓ

    Open ayah 93:5

    e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.

  6. أَلَمۡ يَجِدۡكَ يَتِيمٗا فَـَٔاوَىٰ

    Open ayah 93:6

    A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?

  7. وَوَجَدَكَ ضَآلّٗا فَهَدَىٰ

    Open ayah 93:7

    A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?

  8. وَوَجَدَكَ عَآئِلٗا فَأَغۡنَىٰ

    Open ayah 93:8

    A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?

  9. فَأَمَّا ٱلۡيَتِيمَ فَلَا تَقۡهَرۡ

    Open ayah 93:9

    Prandaj, mos e shtyp jetimin,

  10. وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنۡهَرۡ 

    Open ayah 93:10

    lypësin mos e shtyj me ashpërsi

  11. وَأَمَّا بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثۡ

    Open ayah 93:11

    dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd![1]

    1. Dhuntitë më të mëdha që Allahu i Madhëruar i ka falur Muhamedit (a.s.), janë Kurani dhe Profecia. Kjo tregon qartë se çfarë dhuntish duhej të shpallte Profeti (a.s.).