الزلزلة

Az-Zalzala

The Earthquake · Surah 99 · Ayahs: 8 · Medinan

Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا

    Open ayah 99:1

    Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),

  2. وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا

    Open ayah 99:2

    kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj[1]

    1. Pra, kur të nxjerrë kufomat e të vdekurve që janë varrosur në të.
  3. وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا

    Open ayah 99:3

    e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”

  4. يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا

    Open ayah 99:4

    Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,[1]

    1. Ashtu si të gjitha krijesat, edhe Toka do të dëshmojë për veprat e njerëzve.
  5. بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا

    Open ayah 99:5

    sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.

  6. يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ

    Open ayah 99:6

    Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:

  7. فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ

    Open ayah 99:7

    kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,

  8. وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ

    Open ayah 99:8

    e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.[1]

    1. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë se dy vargjet përmbyllëse të kësaj sureje janë më frikësueset e të gjithë Kuranit.