التكاثر
At-Takaathur
Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
أَلۡهَىٰكُمُ ٱلتَّكَاثُرُ
Open ayah 102:1Juve iu preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës),
حَتَّىٰ زُرۡتُمُ ٱلۡمَقَابِرَ
Open ayah 102:2derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banorë të tyre - të vdisni)!
كَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ
Open ayah 102:3Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
ثُمَّ كَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ
Open ayah 102:4Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
كَلَّا لَوۡ تَعۡلَمُونَ عِلۡمَ ٱلۡيَقِينِ
Open ayah 102:5Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
لَتَرَوُنَّ ٱلۡجَحِيمَ
Open ayah 102:6Ju patjetër do ta shihni xhehenemin.
ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيۡنَ ٱلۡيَقِينِ
Open ayah 102:7Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
ثُمَّ لَتُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَئِذٍ عَنِ ٱلنَّعِيمِ
Open ayah 102:8Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjasë).