القارعة

Al-Qaari'a

The Calamity · Surah 101 · Ayahs: 11 · Meccan

Translation: Albanian - Sherif Ahmeti · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. ٱلۡقَارِعَةُ

    Open ayah 101:1

    Krisma (e Kijametit).

  2. مَا ٱلۡقَارِعَةُ

    Open ayah 101:2

    Çka është Krisma?

  3. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡقَارِعَةُ

    Open ayah 101:3

    Dhe ç’të mësoi ty se ç’është Krisma?

  4. يَوۡمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلۡفَرَاشِ ٱلۡمَبۡثُوثِ

    Open ayah 101:4

    Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara,

  5. وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٱلۡمَنفُوشِ

    Open ayah 101:5

    dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.

  6. فَأَمَّا مَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ

    Open ayah 101:6

    E sa i përket atij që i rëndohet peshorja e veprave të tij,

  7. فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ

    Open ayah 101:7

    ai është në një jetë të këndshme.

  8. وَأَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ

    Open ayah 101:8

    Ndërsa atij që ka peshoren e lehtë të veprave të tij,

  9. فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٞ

    Open ayah 101:9

    vendi i tij do të jetë në Havije.

  10. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا هِيَهۡ 

    Open ayah 101:10

    E ç’është ajo që të njoftoi se ç’është ai (Havije)?

  11. نَارٌ حَامِيَةُۢ

    Open ayah 101:11

    Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.