العلق

Al-Alaq

The Clot · Surah 96 · Ayahs: 19 · Meccan

Translation: Uthman Agolli · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ

    Open ayah 96:1

    Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi <i>(gjithçka)</i>!

  2. خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ

    Open ayah 96:2

    Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur.

  3. ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ

    Open ayah 96:3

    Lexo, se Zoti yt është më Bujari!

  4. ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ

    Open ayah 96:4

    Ai e mësoi <i>(njeriun)</i> të shkruajë me penë,

  5. عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ

    Open ayah 96:5

    Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

  6. كَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ

    Open ayah 96:6

    Pa dyshim njeriu i kalon kufijtë,

  7. أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ

    Open ayah 96:7

    sepse e sheh veten si të panevojë <i>(për mëshirën e Zotit)</i>.

  8. إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ

    Open ayah 96:8

    Por, pa dyshim, vetëm te Zoti yt është kthimi.

  9. أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ

    Open ayah 96:9

    A e ke parë atë që pengon

  10. عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ 

    Open ayah 96:10

    një adhurues, kur ai falet?

  11. أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ

    Open ayah 96:11

    Si guxon dhe e ndalon atë kur ai është në rrugë të drejtë

  12. أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ

    Open ayah 96:12

    ose urdhëron për devotshmëri?

  13. أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ

    Open ayah 96:13

    A nuk e di ai se ç'ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën?

  14. أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ

    Open ayah 96:14

    A nuk e di ai se Allahu sheh <i>(gjithçka)</i>?

  15. كَلَّا لَئِن لَّمۡ يَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِيَةِ

    Open ayah 96:15

    Jo, jo! Nëse nuk heq dorë, Ne do ta rrëmbejmë atë prej ballit.

  16. نَاصِيَةٖ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٖ

    Open ayah 96:16

    Prej ballit mashtrues e gjynahqar.

  17. فَلۡيَدۡعُ نَادِيَهُۥ

    Open ayah 96:17

    Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët!

  18. سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِيَةَ

    Open ayah 96:18

    Ndërsa Ne do t’i thërrasim Rojet e Xhehenemit <i>(zebanitë</i>)!

  19. كَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡۤ وَٱقۡتَرِب۩

    Open ayah 96:19

    Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të!