القارعة
Al-Qaari'a
Translation: Uthman Agolli · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلۡقَارِعَةُ
Open ayah 101:1<i>(Ai është)</i> Gjëmimi i tmershëm.
مَا ٱلۡقَارِعَةُ
Open ayah 101:2Çfarë është Gjëmimi i tmershëm?
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡقَارِعَةُ
Open ayah 101:3E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmershëm?
يَوۡمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلۡفَرَاشِ ٱلۡمَبۡثُوثِ
Open ayah 101:4Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٱلۡمَنفُوشِ
Open ayah 101:5dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur.
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ
Open ayah 101:6Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij <i>(të mira)</i>,
فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ
Open ayah 101:7do të bëjë një jetë të kënaqshme.
وَأَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ
Open ayah 101:8Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij<i> (të mira)</i>,
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٞ
Open ayah 101:9do të qëndrojë përgjithmonë në Humnerë <i>(Hauijeh)</i>.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا هِيَهۡ
Open ayah 101:10E ku mund ta dish ti se ç’është Humnera <i>(Hauijeh)</i>?
نَارٌ حَامِيَةُۢ
Open ayah 101:11Ajo është një zjarr i furishëm.