التين

At-Tin

The Fig · Surah 95 · Ayahs: 8 · Meccan

Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيۡتُونِ

    Open ayah 95:1

    Për fikun dhe ullirin,

  2. وَطُورِ سِينِينَ

    Open ayah 95:2

    për malin e Sinait

  3. وَهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٱلۡأَمِينِ

    Open ayah 95:3

    dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)[1],

    1. Sipas disa dijetarëve, në tre vargjet e para, Allahu i Madhëruar është betuar për tre vende, prej të cilave ka nisur tre nga të dërguarit më të mëdhenj: Isanë (a.s.), Musanë (a.s.) dhe Muhamedin (a.s.). Kështu, fiku dhe ulliri simbolizojnë Jerusalemin, qytetin e Isait (a.s.), sepse ai është vendi i fiqve dhe i ullinjve. Mali i Sinait është vendi, ku Allahu ka folur me Musain (a.s.), ndërsa Qyteti i sigurt është Meka, qyteti i Muhamedit (a.s.), sepse kështu është cilësuar ky vend në Kuran, në suren 2, vargu 126.
  4. لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِيٓ أَحۡسَنِ تَقۡوِيمٖ

    Open ayah 95:4

    Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,

  5. ثُمَّ رَدَدۡنَٰهُ أَسۡفَلَ سَٰفِلِينَ

    Open ayah 95:5

    pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,

  6. إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونٖ

    Open ayah 95:6

    përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.

  7. فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعۡدُ بِٱلدِّينِ

    Open ayah 95:7

    Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?

  8. أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَحۡكَمِ ٱلۡحَٰكِمِينَ

    Open ayah 95:8

    A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!