المسد
Al-Masad
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
تَبَّتۡ يَدَآ أَبِي لَهَبٖ وَتَبَّ
Open ayah 111:1Iu thafshin duart Ebu Lehebit[1] dhe u thaftë në gjithçka!
- Ebu Leheb (Babai i flakës) ishte nofka e Abdul ‘Uzza-s, birit të Abdul Muttalibit, pra, xhaxhait të Profetit (a.s.). Kur u bë kryetar i fisit të Hashimive, pas vdekjes së Ebu Talibit, ai refuzoi ta vazhdonte mbrojtjen fisnore për Muhamedin (a.s.) dhe e la atë të ekspozuar ndaj armiqësisë së idhujtarëve.
مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُ مَالُهُۥ وَمَا كَسَبَ
Open ayah 111:2Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.[1]
- Ebu Lehebi tallej me Profetin (a.s.), duke thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që thotë nipi im, unë kam mjaft pasuri dhe djem, sa për të paguar shpërblesën time”.
سَيَصۡلَىٰ نَارٗا ذَاتَ لَهَبٖ
Open ayah 111:3Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
وَٱمۡرَأَتُهُۥ حَمَّالَةَ ٱلۡحَطَبِ
Open ayah 111:4po ashtu edhe gruaja e tij[1], që mbart drutë e zjarrit,
- Ajo quhej Umm Xhumejl bint Harb dhe kishte një rol kryesor në armiqësinë që burri i saj ushqente ndaj nipit të tij, Profetit (a.s.). Ajo ishte motra e Ebu Sufjanit, që në atë kohë do të udhëhiqte luftën e idhujtarëve kundër myslimanëve. Me mllefin e saj, ajo hidhte përreth shtëpisë së Muhamedit (a.s.) ferra dhe gjemba, me shpresën që ai të lëndohej gjatë kthimit në shtëpi natën.
فِي جِيدِهَا حَبۡلٞ مِّن مَّسَدِۭ
Open ayah 111:5në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.