النصر

An-Nasr

Divine Support · Surah 110 · Ayahs: 3 · Medinan

Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. إِذَا جَآءَ نَصۡرُ ٱللَّهِ وَٱلۡفَتۡحُ

    Open ayah 110:1

    Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)[1]

    1. Kjo ishte surja e fundit që iu dha Profetit (a.s.), duke mbyllur kështu një cikël shpalljesh që zgjaste prej njëzet e tre vjetësh. Ajo ishte shpallja e fitores së përgjithshme të Islamit mbi mosbesimin dhe e kthimit masiv në Islam të të gjithë Arabisë. Kur Muhamedi (a.s.) mori këtë shpallje, e kuptoi se Zoti i tij i Madhëruar po e paralajmëronte për ndarjen e afërt nga kjo botë dhe për këtë lajmëroi të afërmit e tij më të ngushtë. Gjatë gjithë kohës që parapriu vdekjen e tij tokësore, Profeti (a.s.) thoshte vazhdimisht në namazet e tij: “Subhânekall-llâhumme rabbena ue bihamdik. All-llahumme gfir li” (I Lartësuar qofsh, o Zoti im, dhe i Falënderuar. O Zot, më fal!).
  2. وَرَأَيۡتَ ٱلنَّاسَ يَدۡخُلُونَ فِي دِينِ ٱللَّهِ أَفۡوَاجٗا

    Open ayah 110:2

    dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe,

  3. فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ وَٱسۡتَغۡفِرۡهُۚ إِنَّهُۥ كَانَ تَوَّابَۢا

    Open ayah 110:3

    atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.