القارعة
Al-Qaari'a
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلۡقَارِعَةُ
Open ayah 101:1Gjëmimi i tmerrshëm![1]
- “Gjëmimi i tmerrshëm”: është një nga emrat e Ditës së Kiametit.
مَا ٱلۡقَارِعَةُ
Open ayah 101:2Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡقَارِعَةُ
Open ayah 101:3Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?
يَوۡمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلۡفَرَاشِ ٱلۡمَبۡثُوثِ
Open ayah 101:4Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara,
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٱلۡمَنفُوشِ
Open ayah 101:5kurse malet si leshi i shprishur.
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ
Open ayah 101:6Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore,
فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ
Open ayah 101:7ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).
وَأَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ
Open ayah 101:8E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore,
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٞ
Open ayah 101:9Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).[1]
- “Ai do të ketë si strehim Humnerën”: fjalë për fjalë: “Ai do të ketë për nënë Humnerën”. Në gjuhën arabe, fjalët umm dhe ebu (nënë dhe baba) përdoren edhe për të treguar origjinën e diçkaje dhe përkatësinë e tij absolute. Në këtë rast, fjala umm – nënë shpreh konceptin se njerëzit e mallkuar do të kenë për strehë Hâuija-n – Humnerën e Xhehenemit.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا هِيَهۡ
Open ayah 101:10Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?
نَارٌ حَامِيَةُۢ
Open ayah 101:11Ajo është një Zjarr i vrullshëm.