الفلق
Al-Falaq
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ
Open ayah 113:1Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,
مِن شَرِّ مَا خَلَقَ
Open ayah 113:2që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar
وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ
Open ayah 113:3dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri
وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّٰثَٰتِ فِي ٱلۡعُقَدِ
Open ayah 113:4dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)[1]
- Vargu bën fjalë për një formë magjie të zezë, që praktikohej shumë në Arabinë paraislamike.
وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ
Open ayah 113:5dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”[1]
- Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”.