الماعون
Al-Maa'un
Translation: Albanian - Hassan Efendi Nahi · Open the surah
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يُكَذِّبُ بِٱلدِّينِ
Open ayah 107:1A e ke parë atë që mohon Ditën e Llogarisë?
فَذَٰلِكَ ٱلَّذِي يَدُعُّ ٱلۡيَتِيمَ
Open ayah 107:2Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ
Open ayah 107:3dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit.
فَوَيۡلٞ لِّلۡمُصَلِّينَ
Open ayah 107:4Mjerë për ata, të cilët kur falen,
ٱلَّذِينَ هُمۡ عَن صَلَاتِهِمۡ سَاهُونَ
Open ayah 107:5janë të pakujdesshëm për namazet,[1]
- Sipas komentuesve të Kuranit, vargjet 4-5 bëjnë fjalë ose për hipokritët, të cilët falen vetëm kur janë me të tjerët dhe jo kur janë vetëm, ose për ata besimtarë që nuk falen rregullisht, por që e falin namazin jashtë kohës së tij apo e falin përgjithësisht në fund të kohës së tij, duke mos i kryer si duhet rregullat e tij dhe pa qenë të përqendruar në të. Gjithsesi, kërcënimi i përfshin të gjitha këto kategori, por, atij që bën vetëm një pjesë prej këtyre veprave, i takon vetëm një pjesë prej kërcënimit, ndërsa atij që i bën të gjitha këto, i takon i plotë kërcënimi.
ٱلَّذِينَ هُمۡ يُرَآءُونَ
Open ayah 107:6të cilët duan vetëm që të duken
وَيَمۡنَعُونَ ٱلۡمَاعُونَ
Open ayah 107:7dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.